Tahiri për rastin ku vdiq 18-vjeçari nga të rrahurat: Të zgjohemi nga kjo agoni kolektive

20:36 | 21 Janar 2024
E.G

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka reaguar pas vdekjes së 18 vjeçarit nga Podujeva nga plagët e marra nga rrahja.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri tha se kjo duhet të shërbejë si alarm i fundit se çfarë tjetër duhet të ndodh, që më në fund si shtet dhe si shoqëri të merremi me atë se ku po buron kjo dhunë, kjo urrejtje e mosdurim, shkruan Arbresh.info.

“Vrasja banditeske e një të riu nga bashkëmoshatarët e tij në Podujevë, përpos që na ka shokuar secilin prej nesh në zemër e në shpirt, duhet të shërbej si alarm i fundit se çfarë tjetër duhet të ndodh, që më në fund si shtet dhe si shoqëri të merremi me atë se ku po buron kjo dhunë, kjo urrejtje e mosdurim!”, ka shkruar Tahiri.

“Të zgjohemi nga kjo agoni kolektive!”, përfundoi ai./Arbresh.info/

I ndjeri sot ësht varrosur në varrezat e qytetit në Podujevë./Arbresh.info/

Varroset 18 vjeçari i cili u rrah për vdekje në Podujevë

Të ngjashme