Kandidati i AAK-së për Podujevë, Besnik Tahiri, ka prezantuar programin e tij për të cilin ka thënë se është i shtrirë në dy dimensione – atë sektorial dhe zonal zhvillimor.
“Te zhvillimi zonal është ideja që zhvillimi të koncentrohet në tri shtyllat kryesore – Kërpimeh, Orllan dhe Lluzhan. Në Orllan ka të bëjë me shtrirjen turistike dhe historike, për shkak se kemi një fuqi të madhe me Batllavën dhe pikat kyçe. Duhet të forcohet sektori privat në veçanti hoteleria, sepse ka një numër të madh të bizneseve që shkojnë në Ohër dhe vende të tjera derisa ne kemi një ambient shumë të mirë. Te Kërpimehi duam që të bëjmë zhvillimin ekonomik të bazuar mbi kapacitetin që e ka Kërpimehi, pra te industria dhe përpunimi i ushqimit në veçanti të blegtorisë dhe të qumështit. Te Lluzhani është banja, pra aspekti shëndetësor-rehabilitues”.
“Te ekonomia problemi kryesor është punësimi, prandaj edhe fokusi kryesor në administratë do të jetë themelimi i zyrës strategjike që do të bëjë projekte një nga një për të gjitha pikat ku do të ngërthejë në vete ofertën ekonomike të komunës tonë për të thithur investime të huaja, por pse jo edhe të diasporës, përmes mekanizmave që janë prej partneritetit publiko-privat e deri te investimet e drejtpërdrejta”.
Tahiri, në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova, ka thënë se programi i tij i ka paramasat konkrete të zbatimit dhe bazohet në kornizën afatmesme të buxhetit dhe në fuqinë që e ka komuna e Podujevës.
“Programi është i rëndësishëm vetëm atëherë kur hyn në praktikë. Këto 55 faqe të programit nëse nuk hyn në funksion të qytetarit janë një letër e mirë dhe nuk kanë asnjë funksion tjetër. Programi që unë përfaqësoj “Podujeva 2025” në thelb e ka ekonominë dhe jetën”.
Ai ka vlerësuar programet e kundërkandidatëve të tij, por megjithatë thotë se në to ka projtekte fort ambicioze që nuk mund të zbatohen në praktikë.
“Secili prej nesh e ka dhënë një mund që ta bëjë punën e vet dhe ne e kemi mbajtur një kod shumë të mirë përgjatë rrugës, le të na vlerësojë qytetari. Ka projekte që janë shumë ambicioze, që janë shumë të mira me i bo, por krahët me i pasë nuk mund t’i bëjnë. Nuk ka shansa për katër vjet”.
Tahiri më specifikisht thotë se një projekt i tillë është edhe ai për ngrohtoren i Ekrem Hysenit të LDK-së.
“Ngrohtorja e qytetit është shumë problem. Ne sapo e kemi bërë sheshin, duhet me i hek krejt ato pllaka edhe me i rrotullu. Më pas cila është forma, a hymë me gypin ngrohës përmes Obiliqit apo me sistemin e riciklimit. A po flasim për ngrohje me parametra të ‘green energy’ apo me çfarë elemente? A po flasim për qytetin ku janë banesat, apo me programin e zgjerimit të qytetit derisa ne ende nuk e kemi hartën zonale”.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...