Google ADS

Tahiri: Për pesë muaj, KEK-u nënshkroi 30 kontrata njëburimore me vlerë 72 milionë euro

12:00 | 26 Prill 2023
E.H

Sot në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet një debat parlamentarë lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në fjalën e tij të rastit ka thënë se për pesë muaj, KEK-u ka nënshkruar 30 kontrata njëburimore që arrijnë shifrën 72 milionë euro.

“Padyshim që një Kuvend i Kosovës e ka të drejtën me thirr një seancë të jashtëzakonshme kur arrestohet një zyrtar i lartë i një partie politike. Nuk po flasim për një person të rëndomtë. Për ta parë punën e tij, i kam nxjerr tenderët që ka nënshkruar Krasniqi në muajt e fundit, për pesë muaj KEK-u ka nënshkruar 30 kontrata njëburimore. Nëse i sheh 72 milionë euro për 5 muaj, e sheh abuzimin e madh që e ka kryer Krasniqi”, u shpreh Tahiri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme