Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, tha se Qeveria nuk ka nevojë që të lëshoj pe sa i përket vendimit për targat.
“Në mbledhjen e sotme e kam ngritur çështjen e zhvillimeve në veri të Kosovës, është shumë e nevojshme që kjo temë të trajtohet seriozisht, është shumë më serioze sesa po trajtohet”.
Tahiri më tej tha se teksa çështja është e ndërlikuar, ndoshta zgjedhjet do të ishin zgjidhje.
“Dorëzimi i mandati nga Lista Serbe është shumë problem, për shkak se tani KQZ duhet të trajtojë një listë të njerëzve tjerë për ta përmbush. Jemi në një situatë kur parlamenti s’do të ketë 120 deputetë. Ajo që po shohim është se çështja është ndërlikuar shumë, ndoshta zgjedhjet do të ishin zgjidhje”.
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj