Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit u deklarua para mediave.
Tahiri shfrytëzoi rastin të flas edhe për vendimin e Avokatit të Popullit për mos-dërgimin e çështjes së Valdete Dakës në Gjykatën Kushtetuese, raporton arbresh.info
“Gjithashtu sot dua të ndërlidhem edhe me vendimin e Avokatit të Popullit për mos dërgimin e çështjes së shkarkimit të kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), zonjës Daka në Gjykatën Kushtetuese”, tha Tahiri.
Ai ka kritikuar ashpër aktin e Avokatit të Popullit, i cili ka vlerësuar se nuk duhet të dërgohet kjo çështje në kushtetuese.
“Pra vlerësimet e tija që presidentja ka pas të drejtë në një çështje të tillë dhe zonja Daka nuk ka realisht të drejtë që të ankohet në këtë process, janë të papranueshme. Nuk është Avokati i Popullit ai i cili duhet të vlerësoj kushtetueshmërinë e këtij akti. Avokati i Popullit është ai i cili mbron të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës dhe në këtë rast do të duhej të dërgohej rasti në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Tahiri.
Tahiri vlerëson se ky i fundit duhet të jap dorëheqje dhe nuk duhet të qëndroj më në atë pozitë.
“Dhe nga sot atij veç Avokat i Popullit nuk mundemi me i thanë, atij mund t’i themi avokat i Vjosa Osmanit, i presidentes, por jo Avokat i Popullit dhe unë nuk mendoj se ai duhet të qëndroj në atë pozitë. Vlerësimet e tija janë të papranueshme, vlerësimi se vendimi paska qenë në përputhje me kushtetutën siç e ka bërë janë të papranueshme dhe mendoj që mbas këtij aktit të turpshëm ai nuk do duhej të qënroj më në atë zyre. Ai i kishte bo nder edhe vetit edhe pozitës me jep dorëheqje”, u shpreh Tahiri ndër të tjera. /arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...