Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka ftuar në shtëpine tij ambasadorin në largim të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri tha se Abbott do të mbahet mend si një ambasador që shërbeu në Kosovë me shumë devotshmëri dhe profesionalizëm, shkruan Arbresh.info.
“Sot, bashkë me Norën, Kaonin, Nolin dhe Martin e patëm për mëngjes Nickun dhe Marcellen, për t’i falënderuar dhe thënë lamtumirë. Nicku, do të mbahet mend si një Ambasador që shërbeu në Kosovë me shumë devotshmëri dhe profesionalizëm, duke qëndruar fjalëpak, me integritet të lartë dhe mbështetës i fuqishëm i Kosovës, sidomos në momente jo të lehta që po kalonte vendi në 4 vitet e fundit.”, ka shkruar Abbott.
Ai e vlerësoi bashkëpunimin me ambasadorin britanik sit ë vërtetë dhe frytdhënës.
“Personalisht, me Nikun pata nderin të bashkëpunoj në tri kapacitete: si President i Asociacionit Chevening të Kosovës, si Zëvendëskryeministër i parë dhe si deputet i Kuvendit të Kosovës. Në të tri këto situata, niveli i bashkëpunimit ishte gjithmonë i vërtetë dhe frytëdhënës.”, u shpreh ai.
“Tani, Niku dhe Marcelle janë miq tonë, jemi me fat që patëm mundësi t’i kemi shokë dhe kjo miqësi do të vazhdojë. Asgjë nuk mund ta thyejë miqësinë e vërtetë. Sa më shumë vite kalojnë, aq më e fortë bëhet miqësia mes nesh.”, shtoi Tahiri.
“Urime të përzemërta për kryerjen mandatit Ambasador e mirëserdhje si mik në familjen tonë!”, përfundoi deputeti i AAK-së./Arbresh.info/
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...