Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka theksuar se në Komunën e Drenasit dhe të Shtimes, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, partia e Veselit do ta fitoj pa balotazh.
Tahiri në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë udhëheqjes së tij shtatë mujore, ka punuar në interes të qytetarëve.
“Qytetarët kanë parë një kryetar të përgjegjshëm dhe efikas. Jam i bindur që Lladrovci e ka dëshmuar se do ta ketë besimin e qytetarëve dhe do të fitoj pa balotazh. Ai ka ofruar ndryshime dhe e ka hapur një mundësi për njerëz, që kanë qenë të kualifikuar por të pa inkuadruar”, ka shtuar Tahiri.
Tahiri ka thënë se është i bindur që janë 20 komuna në të cilat PDK-ja do të shkojë në balotazh, duke shtuar se “jemi duke punuar fuqishëm dhe kemi një organizim të jashtëzakonshëm”.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...