Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në një konferencë për media ka thënë se Qeveria Kurti është qeveria e parë në historinë e Republikës së Kosovës që nuk e sjellë për debat parlamentar raportin e 100 ditëshit.
Tahiri njoftoi se PDK ka inicuar procedurat për organizimin e këtij debati parlamentar javën e ardhshme.
“Raporti i 100 ditëshit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për faktin që në këtë 100 ditësh vendosen bazat e qeverisjes 4 vjeçare. Në këtë 100 ditësh qeveria na tregon se cila do të jetë agjenda e saj në 4 vitet e ardhshme, cilat iniciativa fillojnë, çka do të zhvillohet gjatë 4 viteve. Ju jeni dëshmitarë edhe të sjelljes me vonesë të programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.”, tha ai.
Tahiri theksoi që është hera e parë në traditën parlamentare të Kosovës që një parti opozitare fton debat parlamentar për 100 ditëshin e qeverisë, e jo qeveria siç shkon rëndom në çdo shtet të botës.
“Ne kemi pritë deri sot sepse kemi besuar që është një vonesë, por prapë se prapë qeveria do të procedojë me këtë raport të 100 ditëshit. Por, kur e pamë që këta po mundohen të shmangen nga çfarëdo debati, ne tashmë kemi proceduar në administratën e kuvendit që në javën e ardhshme të vendoset debat parlamentar për 100 ditëshin e kësaj qeverie.”, tha ai. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...