Google ADS

Tahiri: PDK e gatshme për zgjedhje

12:22 | 29 Mars 2024
K.B

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është shprehur e gatshme për zgjedhje të reja, madje është deklaruar e gatshme që ato të mbahen më 9 qershor. Kështu ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Asnjë parti nuk e ka bërë më të qartë, se PDK-ja është gati për zgjedhje. Ne tashmë e kemi edhe kandidatin për kryeministër dhe e kemi bërë të qarte se për neve është e përshtatshme që zgjedhjet të mbahen me 9 qershor”,tha ai.

Tahiri po ashtu ka akuzuar koalicionin për librat shkollor dhe pajisjen e nxënësve me libra.

“Ende nuk ka një pasqyrë të qartë se çfarë ka ndodhë me procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore. Ne ende nuk kemi asgjë të qartë, nuk e dimë nëse të gjithë fëmijët janë furnizuar me libra, nuk e dimë nëse janë subvencionuar të gjithë fëmijët, nuk e dimë koston e gjithë këtij procesi, prandaj është e rëndësishme që të hetohet gjithçka”, deklaroi Tahiri./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme