Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka qëndruar sot në Hagë, ku ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Tahiri theksoi se, si gjithmonë, Thaçi me karakterin e tij të palëkundur, u jep kuptim sakrificës, devotshmërisë dhe atdhedashurisë për vendin e tij.
Ai shtoi se motivi që e mban Thaçin dhe shokët e tij është më i madh se ritmet tona të përditshme, pasi është i ngritur mbi ritmet e historisë së një kombi që luftoi për lirinë e tij.
“Shpresë, optimizëm dhe një kurajo e jashtëzakonshme që ia humb kuptimin mureve rrethuese. Kjo është përshtypja nga vizita që pata sot tek Presidenti Thaçi, i cili, si gjithmonë, me karakterin e tij të palëkundur, i jep kuptim sakrificës, devotshmërisë dhe atdhedashurisë për Kosovën. Motivi që e mban atë dhe shokët e tij tejkalon ritmet tona ditore, sepse është i ngritur mbi ritmet e historisë së një kombi liridashës. Prandaj, si çdo herë e më shumë se çdo herë, shpresë, kurajo dhe besim, se këto mure nuk janë vendqëndrim, por vendkalim drejt të vërtetës së plotë, të cilën qytetarët e Kosovës presin të shpaloset shpejt, teksa i mirëpret si çlirimtarë, Hashim Thaçin dhe shokët e tij”, shkroi ai./Arbresh.info
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...