Google ADS

Tahiri: Pala kosovare ishte pro zbatimit të marrëveshjes së 2011-ës për targat

19:44 | 18 Gusht 2022
K.B

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se deklarata e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel ishte e padrejtë.

Sipas Tahirit, Borrelli duhet të kishte thënë se pala kosovare ishte pro zbatimit të marrëveshjes së vitit 2011 për targat derisa pala e Serbisë e kundërshtoi atë.

“Nga praktika për mbarëvajtjen e dialogut kërkohet nga ndërmjetësi të jetë i drejtë dhe i paanshëm”, shkroi ndër të tjera në Facebook. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme