Google ADS

Tahiri: Pa e udhëhequr SHBA-ja dialogun, nuk mund të kemi normalizim të marrëdhënieve, BE duhet ta dorëzoj

10:29 | 9 Tetor 2023
E.H

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se BE duhet të ia dorëzoj Amerikës dialogun Kosovë-Serbi.

Tahiri gjithashtu ka kërkuar që Amerika ta ndëshkoj Serbinë pa vonesa, përcjell Arbresh.info

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se pa e udhëhequr SHBA-ja dialogun, nuk mund të presim normalizim të marrëdhënieve.

“BE duhet t’ja dorezoje Amerikes dialogun ndersa Amerika ta ndeshkoje Serbine pa vonese – Ne kohen kur isha kryenegociatore shuam strukturen paramilitare ‘mbrojtja civile’ dhe e carmatosem se bashku me EULEX-in, ndersa me 24 shtator doli grup paramilitar nga Serbia sulmoi Banjsken me synim ndarjen e veriut. Pa udhehehequr SHBA-ja dialogun nuk mund te presim normalizim te marredhenieve… “, ka shkruar Tahiri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme