Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar të enjten se partitë e tjera opozitare kanë shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar mocionin e iniciuar nga AAK-ja për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Në një konferencë për media, ai është shprehur i bindur që shumica parlamentare pa Listën Serbe, është e gatshme që “t’ia jep verdiktin e merituar kësaj Qeverie”.
Sipas tij, kjo është mënyra e vetme demokratike për rrëzimin e Qeverisë e cila sipas tij, e ka varfëruar Kosovën.
“Ne kemi ngrit një mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti sepse ne mendojmë që mënyra e vetme demokratike është kjo. Na kemi qenë shumë të qartë që nga fillimi. Sa i përket masave të Qeverisë, ne masat i bëjmë në Kuvend. Platformën e debatimit publik e të adresimit të temave, ne e shohim këtu ku e kemi mandatin. Në aspektin e bojkotimit kemi marrë një vendim i cili do të reflektojë në komisione, në Kryesi dhe në seancë por ne e shohim rrugën tjetër.
Partitë opozitare se kam biseduar me shefat e grupeve parlamentare, kanë shprehur gatishmëri që t’i vendosin nënshkrimet dhe ta sjellim një vendim në Kuvend. Jam i bindur që një shumicë shqiptare dhe pakicat pa Listën Serbe, është e gatshme që t’ia jep verdiktin e merituar kësaj qeverie e cila e varfëroi skajshmërisht Kosovën në rrafshin e brendshëm”, është shprehur mes tjerash Tahiri.
AAK-ja para një muaji ka iniciuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti si përgjigje për veprimet e saj për veriun e vendit, pas ngjarjeve të ndodhura së fundmi në atë pjesë./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...