Tahiri ofron punë praktike për personat me nevoja të veçanta

19:12 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka takuar sot studentë me aftesi të kufizuara, të cilët kanë kryer punë praktike në këtë ministri.

Ky takim ishte në kuadër të shënimit të Muajit Ndërkombëtar për Mundësi Profesionale të Personave me Aftësi të Kufizuara “Shpreha gatishmërinë time për të ofruar mbështetjen institucionale që kjo kategori e personave meritojnë.

Është obligim i yni si institucione por edhe si shoqëri që të krijojmë kushte dhe mundësi të barabarta për të gjithë, në mënyrë që secili individ të jetë dhe të ndihet pjesë e rëndësishme e shoqërisë tonë. Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të jetë në funksion të gjithpërfshirijes dhe do të angazhohemi në zbatimin praktik efektiv të të drejtave dhe lirive të Personave me Aftësi të Kufizuara”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

alba abla1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme