Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka reaguar në lidhje me një shkrim të publikuar në njërën prej gazetave të Kosovës, me titull “Haradinaj, Tahiri, Zafiri e Beqiri po bëjnë biznes me votën e popullit.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka thënë se është turp të thuhet për të se po bën pazare kur ende as nuk ka shkelur në Parlament, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Çfarë turpi të thuhet për mua kështu, kur akoma këmba ime nuk ka shkelë në parlament dhe se mua me ka zgjedh populli e jo individi si puna e këtij analisti me emrin ‘ISLAM FEJZULLAHU’
Unë e rrespektoj redaksine e Bota Sot, por ama mos ua lejoni ose mos i postoni shkrimet të cilat nuk kanë të bëj me emrin tim dhe me këto pazare të flliqura.
Ju them tē drejtën e Zotit, se nëse Labinot Islam Tahiri, nga Ferizaj, ka bërë marrveshje me ndonjë politikan apo me Ramushin, unë qe sot jap dorheqeje nga Pozita e Deputetit.
Unë e kam shumë mik Ramush Haradinaj dhe e konsideroj hero të gjallë në atdheun tim.
Tipat si ky analisti, me detyrojnë ti them disa raste që kam veprua pa e menduar kurrë politikën dhe këto pazare!!!
Për Ramushin, afro 20 koncerte sa ka qenë ne Hagë kam kontribua!
Mbi dhjetra protesta kam marrë pjesë nēpër borë e nëpër shi për të dhënë kontributin tim kombëtar pêr Ramushin siq edhe e dhan miliona Shqiptarë nëpêr Botê derisa ishte në Francë.
Si Labinot Tahiri, prap se prap vendosi në aspekt Shtetrorē, e jo në aspekt të imazhit kush do qoftë ai, edhe pse Ramushi e dim sa e meriton, e meriton shumë sepse besoj në vullnetin e tij që do të punoj për Kosovën dhe Shqiptarët.
Nëse nuk do ta kishte meritua, atëherē, pse i shkonit të gjithë Politikanët atje ne France??
Përse dilnit nē Protesta në Kosovë, ndersa sot po e lini të vetëm???!
Pra unë nuk jam për pazare por jam për Shtetin e Kosoves.
Sot, kur Lista Serbe ofron bisedime me Ramushin, Albinin, Mustafën e tê tjerët, përse ne Shqiptarët mos të afrojmë?!
Kjo paska pas me ndodh, edhe po të ishte Lideri im Behgjet Pacolli kandidat për Kryeminister, edhe këtë do ta kishit lën në lloq apo jo?!
Unë si Labinot, mund të takohem me të gjithë politikanët që janë shqiptarë.
Rival politik mund ti kemi, ama armiq kurrsesi, se bolll na shkoi jeta në Kosovë mes neve shqiptarëve me armiqesi ndërsa populli rrugeve dhe pa ardhmeri.
Unë veproj me mendjenn time se si duhet të funksionoj Shteti, dhe se si duhet të mos bllokohët SHTETI YNË, që mos të shkoj vendi në zgjedhje me u shpenzua sërish 7 milon Euro, ose ndonjê bllokad si në vitin 2014!!!
Labinot Tahiri, mund të bêj pazare dhe të leshoj pee, vetem kur të bashkohêt SHQIPNIA DHE SHQIPTARËT, e jo për poste ministrore.
Sinqerisht, Labinot Tahiri
Ferizaj Kosovë e Shqipërisë./Arbresh.info.
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore