Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka marr pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku është diskutuar raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi.
Tahiri në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se është konkluzion i përbashkët që këto zgjedhje nuk kanë qenë të lira dhe që demokracia atje është në rrezik, përcjell Arbresh.info
“Të dashur miq, Jemi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Për momentin është duke u diskutuar raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi. Është konkluzion i përbashkët që këto zgjedhje nuk kanë qenë të lira dhe që demokracia atje është në rrezik”, ka shkruar Tahiri.
Mes tjerash, Tahiri theksoi se gjatë këtyre ditëve Kosova do të ketë disa takime.
“Gjatë këtyre ditëve, Kosova do të ketë disa takime, do të bëjmë gjithçka që është e mundur, që të përçojmë mesazh unifikues dhe të argumentuar, që Kosova e meriton anëtarësimin. Këto ditë do të jenë të rëndësishme dhe do të angazhohemi më shumë që të përçojmë këtë mesazh”, u shpreh Tahiri./Arbresh.info
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...