Besnik Tahiri nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se taksa që vendosi Kosova ndaj Serbisë e ka forcuar pozicionin për herë të parë 20 vjet pas lufte.
“Kushdo që mundohet ta minimizojë efektin që ka dhënë taksa ka një agjende ose nuk e kupton efektin politik, ekonomik dhe strategjik që solli. Taksa e ka ndalë sjelljen arrogante dhe përçmuese ndaj Kosovës që ka qenë për 20 vjet me radhë”.
“Taksa ka përforcuar aspektin dhe ekonomik të vendit. Ajo me një goditje të vetme ka gjunjëzuar Serbinë dhe në fakt këtu ka pasë një dramë të nxitur nga presidenti Vuçiq. Ai është lutur ka thënë aman hiqeni taksën”.
“Taksa e ka forcuar dinjitetin e qytetarit është parë që ka një guxim për të marrë vendim. Kjo jo domosdoshmërisht është me e pëlqyera nga ndërkombëtarët. Numrat thonë se Serbia i ka humbur 160 milionë euro në import, Bosnja 23 milionë”.
Tahiri në Zona Zgjedhore në Klan Kosova tha se ky veprim i Haradinajt ka qenë populist sepse është në të mirë të popullit.
“Kjo është populiste sepse populli e do dhe sepse është e vërtetë. Ka pasë shumë presion ndaj kryeministrit ëdhe për më hy në një dialog ku Kosova duhet të japë diçka dhe ne s’kemi çka me dhënë më shumë”.
Ai tha se tri çështje që nuk do t’i pranojnë kurrë janë ndarja e Kosovës, Asocaconi dhe tregun për njohje.
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...