Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se propozimi i kësaj partie për ndryshimet ligjore që iu mundëson qytetarëve tërheqjen e kursimeve pensionale në Trust, është i drejtë dhe si i tillë duhet të përkrahet edhe nga partitë tjera, raporton arbresh.info.
Ai ka thënë se me ndarjen e 100 euro nga Qeveria, të papunët kanë mbetur anash.
“Ne kemi propozuar këtë ligj që qytetarëve t’u lejohet tërheqja për faktin se jemi në krizë të madhe ekonomike. Sot këtë krizë e bënë më të rëndë që një gjykatë nuk respektohet nga ZRrE dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha procedurat që kryesia të vendos në rend dite këtë ligj. Meqenëse nuk kemi pasur angazhim përveç 100 euro që ka ndarë qeveria duke i lënë në një anash të papunët, ne konsiderojmë që një zgjidhje e tillë është e nevojshme për ta zbutur krizën që kanë hyrë 300 mijë familje”.
Tutje, Tahiri ka deklaruar se nesër do të dorëzojnë kallëzim penal në Prokurori ndaj Bordit të ZRRE-së për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Themelore, e cila e cilësoi si të kundërligjshme vendimin e kësaj zyre për ngritjen e çmimit të faturave të energjisë.
“Shpresojmë që do të ketë konsensus në këshill të kemi vend. Sa i përket mos respektimit të zyrës së rregullatorit për pezullimin e energjisë, ZRRE është deklaruar se nuk do ta respektojë dhe nesër do të procedojmë në prokurori për secilin anëtar të ZRRE-së. Ky është haraç që bartësit e Albinit duan t’ia japin qytetarëve të Kosovës. Këta njerëz po dëmtojnë mbi 350 mijë familje në Kosovë”./arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’