Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se nesër është momenti i fundit për pozitë e opozitë, që me votën e tyre t’i japin mbështetje rezolutës së Aleancës për rritjen e pagave.
Ai ka thënë se në këtë debat parlamentar do të propozohet që të ndahet buxhet për rritje të koeficientit në minimum 129 Euro, shkruan Arbresh.info.
“Është momenti i fundit që gjithë deputetët, pozitë e opozitë, me votën e tyre t’i japin mbështetje rezolutës së Aleancës për rritjen e pagave! Varfëria ka emër dhe adresë. Nga muaji në muaj qytetarët tanë po shohin se si artikujve bazik iu luajnë çmimet për 10%, 20% apo 50%. Për jetën e qytetarëve tanë, kjo nënkupton ulje e menjëhershme e konsumit dhe e standardit të tyre jetësor. Për shumicën kjo gjeneron presion maksimal”, tha ai.
“Për shumë, kjo është thyerje dhe zhgënjim. Janë shumë familje që nuk arrijnë as të mbyllin muajin. Të tjerët detyrohen t’i kufizojnë shërbimet për fëmijët e tyre. Të moshuarit varen edhe më shumë nga përkrahja familjare e sociale. Prindërit nuk ia arrijnë t’ia dalin dhe as ta balancojnë nevojën për më shumë angazhim për pak më shumë të hyra, me nevojën për më shumë përkushtim ndaj jetës familjare. Të rinjtë ikin duke mos parë perspektivë zhvillimi dhe standardi për ta. Në debatin parlamentar të ftuar nga ne, do të propozojmë që të ndahet buxhet për rritje të koeficientit në minimum 129 Euro.”, përfundoi ai.
Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do të fillojë në orën 12:00./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Kuvendi nesër me debat parlamentar për ngritjen e koeficientit të pagave
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...