Analisti politik Ramush Tahiri ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për bllokim të marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje (LV).
Ai ka thënë se është e padrejtë që kjo parti t’i kërkojë shtatë ministri ose t’i kthehet posti i kryeparlamentarit dhe pesë ministri.
Tahiri ka deklaruar për “Epoka e Re” se nëse nuk ka marrëveshje LV – LDK presidenti duhet ta mandatojë Albin Kurtin për kryeministër edhe pa propozim formal të LV-së.
Ai ka treguar se presidenti këtë mund ta bëjë duke u thirrur në konsultimin që ka pasur me të dhe në videomesazhin që Kurti ka publikuar në “Facebook”, përmes të cilit ka treguar se është kandidat i LV-së për kryeministër dhe ka propozuar ministrat e subjektit të tij.
Tahiri ka thënë se nëse shkohet në zgjedhje të reja, PDK-ja bëhet bashkë me Nismën mund të dalë e para dhe PAN-i mund të vijë në qeveri dhe LV-ja e LDK-ja të kalojnë në opozitë.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...