Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, është duke e përfaqësuar Kosovën në selinë e OKB-së në New York, ku ka prezantuar mbi çështjen e barazisë dhe fuqizimin gjinor në epokën digjitale.
Tahiri në OKB ka thënë se Kosova si vend ka kulturë të lartë demokratike, e sidomos në të drejtat gjinore, e kjo sipas tij dëshmohet shumë lehtë me faktin se ka një presidente grua, e dyta nga katër presidentë që nga shpallja e pavarësisë.
“Përtej anës formale, si vend dhe shoqëri, kemi treguar kulturë të lartë demokratike, aktualisht ne udhëhiqemi nga lidershipi i një presidenteje grua, e dyta në mesin e katër presidentëve të shtetit tonë të ri. Në udhëheqjen institucionale dhe publike, shumë gra të zonja kanë dhënë shembull të lidershipit të fortë, duke drejtuar diplomacinë, energjinë, drejtësinë, edukimin e ekonominë. Por, edhe në platforma civile e biznese. Tashmë, besueshmëria në përfaqësimin e grave në Kuvendin e Kosovës, është etabluar, duke i lënë pothuajse të kaluarës nevojën e kuotës gjinore”, ka shkruar Tahiri në Facebook, përcjell arbresh.info.
Sipas Tahirit, qysh prej moti, edhe pse babai ka qenë në Kosovë figura kryesore e shtëpisë, liderja në sytë e fëmijëve gjithmonë ka qenë nëna.
“Ne kemi një trashëgimi të misionares më të madhe të humanizmit Nënë Tereza, që po ndiqet nga ambasadorët e paqes, e shumë yje në muzikë, sport e art që na bëjnë krenarë si shtet dhe shoqëri. Tradicionalisht nëna, motra kanë qenë të shenjta, motivi i familjes. Nisur nga shtëpia, babai ishte figurë e rëndësishme në qytet, por në sytë tonë lidere ishte nëna. Faktikisht, ajo ishte përgjegjësja”, ka thënë ai.
Tahiri gjithashtu theksoi se Kosova ka arritur shumë në këtë pikë, por duhet ende punë./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...