Shefi i Grupit Paralamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri në Sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka kërkuar reagim nga KiE për sulmin terrorist të 24 shtatorit.
Tahiri në fjalën e tij ka pyetur Ministrin të Punëve Jashtme të Letonisë se cili do të jetë qëndrimi i këtij insititucioni dhe se kur do të reagojë, shkruan Arbresh.info.
“Siç e dimë të gjithë ne, Letonia ka qenë lidere në kërkimin e së vërtetës në këtë institucion, dhe siç jemi të gjithë ne, më 24 shtator, të 2023, Kosova ka qenë nën sulm terrorist nga grupe të uniformuara paramilitare të përkrahura nga Serbia.” , ka thënë Tahiri teksa ka pyetur “shumë institucione, përfshirë ato të BE-së dhe SHBA-ve, kanë reaguar. Andaj cili do të jetë qëndrimi i Këshillit të Evropës, kur do të reagojë ky institucion?”
Tutje ai ka kërkuar edhe hetim ndërkombëtar lidhur me këtë sulm për të dëshmuar siç tha ai, përfshirjen e Serbisë.
“Dhe çfarë mendoni për hetimin ndërkombëtar për të dëshmuar përfshirjen e Serbisë në këto sulme në Kosovën e pavaruar”, tha ai.
Hetim ndërkombëtar pë rsulmin terrorist kishte kërkuar edhe deputeti i Lidhjes Dmeokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi./Arbresh.info./
Lexo edhe:
Gashi në KiE: Kërkojmë hetim ndërkombëtar për kampet e trajnimit për terroristët në Serbi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...