Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja si iniciuese për themelimin e Komisionit Hetimor për Energji nuk do të tërhiqet në asnjë mënyrë nga kjo kërkesë.
Kjo parti opozitare insiston se duhet të hetohet shpenzimi i 125 milionë eurove të ndara për energji duke thënë se kjo shumë u nda për import të energjisë elektrike gjë që, sipas tij, nuk ka ndodhur.
“Ju e shihni se me çfarë vendosmërie ka tashmë pushteti i Lëvizje Vetëvendosje dhe Albin Kurtit që të refuzojë dhe të parandalojë themelimin e një Komisioni Hetimor për hetimin e shpenzimit të 125 milionë eurove në emër të importit derisa import nuk ka pasë dhe shtrenjtimin e energjisë elektrike në 100 % në emër të importit dhe krizës energjetike që e ka prekur rajonin dhe Evropën, por që realisht Kosovën e ka prekur në masë jashtëzakonisht të vogël”.
“A nuk është normale që të kërkohet që të ndodhë një hetim parlamentar për muajt janar, shkurt, mars dhe prill – në këto muaj që në emër të krizës energjetike janë shpenzuar qindra miliona euro dhe importi ka qenë në masë tepër të vogël. Në muajin shkurt kemi importuar energji elektrike vetëm 2.47 % në kohën kur është ngritur çmimi i energjisë elektrike, në muajin mars kemi importuar energji elektrike vetëm 0.56 % në kohën kur është dyfishuar çmimi i energjisë elektrike dhe në muajin prill, deri me datën 25, është importuar energji elektrike 0.86 %. Kemi shpenzuar qindra miliona euro, është dyfishuar çmimi i energjisë elektrike dhe në anën tjetër import nuk ka pasë. Gjithë konsumin e kemi mbuluar me prodhimin tonë vendor, në masë të madhe nga termocentrali i KEK-ut, pastaj nga hidrocentrali i Lumbardhit dhe nga energjitë e tjera alternative”, deklaroi ai në konferencën për media në hollin e Kuvendit.
Tahiri ka paralajmëruar se do të vazhdojnë të pengojnë punën e Kuvendit, ashtu siç bënë edhe sot me fishkëllima dhe goditje të tavolinave, derisa të themelohet ky Komision Hetimor që ka përplasur pozitën dhe opozitën.
“Ne kërkojmë hetim parlamentar dhe ky ka më qenë i pashmangëshm. Nuk do të ketë normalitet parlamentar pa u themelua Komisioni Hetimor që të hetojë këto dy çështje tepër të rëndësishme”./kk
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...