Google ADS

Tahiri: Në fazën e tretë të dialogut të përfshihet edhe opozita

22:13 | 24 Korrik 2017
Arbresh.info

Ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, ka vlerësuar se në fazën përmbyllëse të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, delegacioni i Kosovës duhet t’i ngjajë ‘Grupit të Unitetit’ o cili i ka udhëhequr negociatat e Vjenës.
Në një intervistë për ‘Epokën e Re’ ajo ka bërë me dije se në këtë fazë duhet të përfshihet edhe opozita.

Tahiri ka deklaruar se në këtë fazë, e cila nuk duhet të zgjasë shumë, do të flitet për njohje reciproke ndërmjet dy shteteve, ku secili e ka për obligim ta japë kontributin e vetë

Në këtë intervistë Tahiri ka folur edhe për raportin e fundit që ia ka dërguar BE’së rreh ecurisë së dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo ka thënë se duhet angazhim më i madh i BE’së në mënyrë që marrëveshjet që janë arritur në këtë proces të dialogut të zbatohen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme