Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, është duke e ndihmuar Qeverinë e Jordanisë në procesin e decentralizimit. Ai ka udhëtuar për një vizitë pune dyjavore në Jordani, ku do të paraqes përvojat e tij profesionale për decentralizimin.
Tahiri do të jetë i angazhuar në projektin më të madh të Qeverisë Amerikane për zbatimin e decentralizimit në Jordani.
Ai do të prezantojë gjetjet e studimit të tij për decentralizim, duke iu ofruar sugjerime për zbatimin e politikave të sistemit të decentralizuar të miratuar me ligjet themelore të decentralizimit në Jordani. Prezantime profesionale ai ka bërë edhe më parë para grupeve më të mëdha parlamentare në këtë shtet, të cilat janë mirëpritur, pasi që kishin hezitime lidhur me decentralizimin.
Gjatë këtij qëndrimi dyjavor Tahiri do të punojë në ndërtimin e Njësisë Këshillëdhënëse për zbatim të suksesshëm të decentralizimit në Jordani.
“Është më se e nevojshme që të përpilohet një udhërrëfyes për zbatim efektiv të reformave në qeverisje lokale”, është shprehur Tahiri.
“Së bashku me Lamar Cravens nga SHBA dhe Fadi Riachi nga Libani për dy jave do të punojmë së bashku të ndërtojmë që nga fillimi Njësinë Këshillëdhënëse për zbatim të suksesshëm të decentralizimit në qeverinë jordaneze”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.
“Që në ditën e parë ishte kënaqësi të jam pjesë në një ekip dhe misioni kaq të rëndësishëm të mbështetur nga programet e Departamentit të Shtetit Amerikan”, ka theksuar Tahiri.
Ai është shprehur se ky angazhim i bënë nderë dhe i jep kurajo për të ndjekur vendosmërisht rrugën dhe angazhimin në sferën e zhvillimit të qeverisjes lokale dhe sistemit të dencentralizuar të menaxhimit publik.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...