Abelard Tahiri ka akuzuar Isa Mustafës dhe partinë e tij se janë pikërisht ata që kanë mundësuar diskutimet për krijimin e një republike serbe brenda territorit të Kosovës, përmes krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në një status në rrjetin social Facebook, Tahiri ka shkruar se LDK me marrëveshjen që e kishte nënshkruar me 2015, kishte shkelur parimet 3 nënshkruara më 2013.
” Diskursit politik naiv dhe të papërgjegjshëm të zhvilluar së fundmi rreth dialogut, i ka munguar vetëm edhe firma e Isa Mustafës, i cili sonte u përpoq të vulosë me duart e veta logjikën e shfajësimit për përgjegjësitë që ka ai dhe partia e tij, për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Se si ka nisur ky dialog dhe se si janë arritur marrëveshjet është fakt i ditur botërisht, ngjashëm siç është e ditur botërisht edhe përmbajtja e Marrëveshjes së Prillit të 2013-tës. Aty është folur për themelimin e Asociacionit, si një bashkësi vullnetare e themeluar përmes një statuti, të cilës do të mund t’i bashkëngjiteshin edhe komunat tjera mbi baza tërësisht vullnetare. Por ajo çfarë nuk dihet dhe që nuk e shfajëson Mustafën dhe as partinë e tij, është devijimi nga këto parime në Gusht të 2015-tës, ku i njëjti ka nënshkruar marrëveshje të veçantë për themelimin e Asociacionit, duke lejuar që parimet e marrëveshjes së Prillit të 2013-tës, të deshifrohen sipas mënyrës së të kuptuarit të atyre që këtë asociacion e kanë parë si mundësi për të prodhuar një republike serbe në Kosovë. Nuk është marrëveshja e 2013-tës e Thaçit, por ajo e 2015-tës e Mustafës e cila u bë subjekt i interpretimit të Gjykatës Kushtetuese dhe që mori përgjigjen e merituar nga kjo Gjykatë. Është pikërisht Mustafa që me marrëveshjen e tij i mundëson Asociacionit për t’iu drejtuar drejtpërdrejtë Gjykatës Kushtetuese duke krijuar kështu një linje horizontale ngjashëm si organet qendrore të Republikës tonë. Kjo atëherë, sot dhe gjithmonë është dhe do jetë e pa pranueshme” ka shkruar Tahiri.
Tahiri i ka kujtuar Mustafës që përveç kësaj shkelje, do të mbahet mend edhe si pengues i themelimit të Ushtrisë së Kosovës.
” Naivitetin e skajshëm të shfajësimit, Mustafa e shfaqë edhe në pretekstin se ka kërkuar garanci për një gjë që e ka nënshkruar me duar të veta. Fatkeqësisht, nga 17 Shkurti i 2008, pas plotë një dekade të shtetësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa do të mbahet mend vetëm për dy gjëra: që ka penguar formimin e Forcave të Armatosura dhe që ka vënë themelin e një republike serbe brenda Kosovës”, ka përfunduar Tahiri.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?