Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur sot nga partitë opozitare.
Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se shtrenjtimi i energjisë elektrike po prek klasën e mesme, duke e dëmtuar atë.
Ai ka kritikuar edhe mungesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ministrave dhe kryeministrit në seancën e jashtëzakonshme, duke thënë se kjo dëshmon se shtrenjtimi i energjisë elektrike është bërë me direktivën e Qeverisë.
“Mungesa e deputetëve e ministrave dëshmon se shtrenjtimi i energjisë elektrike është bërë me direktivën e Qeverisë, me direktiva në dëm të qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar ai./arbresh.info/
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...