Njohësi i rrethanave politike në vend, Ramush Tahiri, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa nuk e votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.
Ai ka thënë se praktika tregon se në qoftë se deputetët tri herë radhazi nuk arrijnë ta zgjedhin kryeparlamentarin, Kuvendi vetëshpërndahet dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Tahiri ka treguar se të drejtën për postin e kryeparlamentarit PAN’it ia garanton Kushtetuta, dhe, sipas tij, nuk është e drejtë që në këtë çështje të përzihen subjektet e tjera politike.
“Nuk është e drejtë që LV’ja dhe LDK’ja t’ia caktojnë PAN’it kandidatin për kryeparlamentar”, ka thënë Tahiri për ‘Epoka e re’./arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Ministri Vitia dhe drejtoresha e IKSHPK-së mbajnë konferencë...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Los Anxhelos: Flakët shpërthejnë nëpër shtëpi teksa 30,000 n...
Parashikimi i motit në Shqipëri, reshje shiu dhe borë
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, dy të lënduar