Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka reaguar pas rrëzimit të pjesshëm të Ligjit për Pagat nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas tij, Qeveria me këtë ligj ka dashur t’i ndëshkojë zyrtarët që sipas tyre, kanë qenë të privilegjuar, shkruan Arbresh.info.
Më tej, Tahiri tha se kjo qeveri sheh ligjet vetëm si mundësi e ndëshkimit.
“Me ligjin e pagave qeveria deshi t’i ndëshkoj një numër zyrtarësh shtetëror që sipas saj ishin të privilegjuar. Te ligjet kjo qeveri në vend të mundësive për përfshirje dhe zhvillim, sheh mundësi për përjashtim, partizim dhe ndëshkim! STOP!”, ka shkruar deputeti i AAK-së./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...