Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri tha se ngjarje si ajo e marsit e vitit 1998 kanë vlerë të posqarshme sepse janë pikë ndarje epokash, janë si kufi ku mbaron një epokë dhe fillon një epokë e re.
“Lufta heroike e familjes Jashari është e tillë, është kufiri që e ndan epokën e durimit dhe kryengritjes. Epokën kur populli kryengritet dhe nuk duron më të pushtohet dhe të rri kokulur ndaj Serbisë Kjo ngjarje madhore e ka edhe një funksion tjetër, atë botë ajo i dha shpresë një popull të tërë”, tha ai.
Tahiri tha se epopeja e Jasharajve, ndau epokat.
“Epopeja e Jasharajve ndau epokat, pas marsit 1998, filloi në epokë e re në Ballkan asnjëherë Kosova më nuk do të ishte njëjtë, sot shqiptarët jetojnë të lirë, janë faktor stabiliteti dhe partner të pa injorueshëm të botës demokratike, se Kosova dhe shqiptarët jetojnë më mirë, e dëshmon edhe realiteti që e jetojmë çdo ditë”, u shpreh ai.
Tutje ai tha se mbi gjakun e e Jasharajve, e ngritëm shtetin e lirë e të pavarur.
“Mbi gjakun e Jasharajve, e ngritëm shtetin e lirë e të pavarur, filluam nga zero, me ndihmën e miqve ndërkombëtar Kosovën e bëmë ne institucione, me njohje ndërkombëtare e me aleatë ë të fuqishëm, kjo është epoka e Kosovës së lirë, dhe kjo epokë nis me epopenë e Jasharajve”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...