Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se miratimi i Projektit “Periudha Digjitale për periudhën 2021-2027” është i kotë.
Kjo pasi që, siç tha ai, Kosova është ende nën sanksione të BE-së, shkruan Arbresh.info.
“Projekti Periudha Digjitale për periudhën 2021-2027 është nëj projekt shumë i rëndësishëm dhe do të ishim shumë me fat nëse si Kosovë do të mun dtë merrnim pjesë në këtë projekt. Pra miratimi i kësaj marrëveshjeje është mëse e kotë sepse Kosova ka sanksione dhe pikërisht është e përjashtuar edhe nga ky projekt.”, ka thënë Tahiri.
Ai kërkoi nga mazhoranca fokusim në heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
“Votimi i kësaj marrëveshjeje është i kotë, nuk ka kurrfarë vlere, thjesht është një votim i pavlerë. Koncentrohuni në heqjen e masave, sankisoneve dhe mos sillni gjëra koti në kuadër të këtij sesioni parlamentar”, u shpreh ndër të tjera deputeti i PDK-së./Arbresh.info/
Derby d’Italia/ Juventus dhe Inter publikojnë 11-shet startu...
Tërmet në Napoli, kaq ishte magnituda
Macron uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
17-vjetori i Pavarësisë/ Presidentja Osmani nis aktivitetet ...
Vendos goli i Maddison, Tottenham mposht Unitedin
Muriqi në top formë, realizon dy gola ndaj Las Palmas