Trafikimi njerëzor është skllavëri moderne dhe së bashku me dhunën në familje, përbëjnë sfidën kryesore të sistemit të drejtësisë.
Kështu ka shkruar në një status në rrjetin social ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, pasi mori pjesë në tryezën e organizuar nga KIPRED-i për lansimin e diskutimin e gjetjeve dhe rekomandimeve kryesore të raportit hulumtues të titulluar: “Kompensimi i viktimave të Krimit: Reagimi ndaj rasteve të dhunës në familje dhe trafikimit me qenie njerëzore”.
Sipas ministrit, për të luftuar këto krime, përpjekjet duhet të jetë të përbashkëta të të gjitha institucioneve, shoqërisë civile, por edhe përpjekjet e të gjitha shteteve.
“Nuk mund të mohojmë realitetin e tmerrshëm global kur është fjala për trafikimin e njerëzve, padrejtësinë e kohëve tona, që duhet të quhet me emrin e vërtetë – skllavëria moderne. Nuk mund të shikojmë në anën tjetër e të harrojmë viktimat. Ky krim, si dhe dhuna në familje, janë sfidat më të mëdha të sistemit të drejtësisë.
Sot, në cilësinë e panelistit diskutuam rreth gjetjeve dhe rekomandimeve të raportit hulumtues, që flet për kompensimin e viktimave të këtyre krimeve, iniciativë e cila përkon edhe me përkushtimet e mia në mënyrë që të adresojmë një nga dukuritë më negative që rëndon shoqërinë tonë.
Megjithatë, asnjë individ, asnjë institucion dhe asnjë shtet nuk mund të përballet me këtë sfidë vetëm. Duhet të gjithë të bëjmë përpjekje për të dalluar këto krime dhe për të luftuar për parandalimin e tyre.
Është një proces që kërkon një bashkërenditje të institucioneve, jo vetëm atyre të rendit por edhe të shoqërisë civile, mediave, institucioneve arsimore dhe të gjithë neve si qytetarë” ka shkruar Tahiri.
Në këtë aspekt, ministri Tahiri ka shprehur përkushtimin e tij që të ndihmoj viktimat si dhe t’iu siguroj qasjen në drejtësi.
“Zëri i viktimave të krimit është zëri i të gjithëve për drejtësi dhe barazi kundër krimit. Lufta kundër trafikimit njerëzor dhe dhunës në familje është njëra nga kauzat më të rëndësishme në kohën kur sistemi jonë i drejtësisë po transformohet çdo ditë. Si ministër i Drejtësisë, kam vizion të qartë, për ta vënë në qendër viktimën dhe mbrojtjen e viktimës, të njihet roli i tyre në sistemin e drejtësisë dhe t’u sigurohet qasje në drejtësi”, ka përfunduar Tahiri.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...