Tahiri: Liturgjia në kishën e Millosheviqit, dështim i shtetit të Kosovës

12:03 | 11 Qershor 2021
V. S.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri e ka quajtur liturgjinë e djeshme në Prishtinë, si provokim të Serbisë në prag të dialogut me palën kosovare.

Përmes një postimi ne facebook, Tahiri ka thënë se ka munguar reagimi i fort shtetëror nga Kosova, që do e pengonte një provokim të tillë.

“Liturgjia ilegale ne kishën okupatore te Milosheviqit dje ne mes te Prishtinës. Ndërsa mungoi nje reagim i fort shtetëror, qe do te pengonte nje ngjarje te tille provokuese. Serbia beri këtë provokim ne prag te rinisjes se dialogut, me qellim qe te forcoj pozitën e saj negociatore” shkruan Tahiri në reagim./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme