Kandidati për deputet nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Besnik Tahiri, është shprehur i bindur në fitoren e këtij koalicioni, përderisa ka thënë që me qeverisjen e Ramush Haradinajt nuk do të këtë nevojë për ndërhyrje, gjë që nuk ka të bëj me autoritetin e tij mirëpo me besimin që i është dhënë.
Tahiri ka vlerësuar që qeverisja e kaluar ka humbur kohë me tema të mëdha, dhe si pasoje janë lënë anash veprimet konkrete në zhvillim ekonomik dhe punësim.
“Kosova ka nevoje për një qeveri që vepron, ka shumë punë për t’u bërë. Duhet t’i përmbyllim tre çështje shumë shpejt, atë të demarkacionit, debatin rreth Asociacionit të Komunave Serbe dhe çështjen e ushtrisë. Sa i përket investimeve të huaja do të orientohemi tek investimet e shqiptareve që janë bërë në diasporë. Çështje tjetër e rëndësishme është rivitalizimi i potencialeve tona, e që është thëngjilli”, ka thënë Besnik Tahiri në një intervistë në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.
Ndërsa sa i përket çështjes së themelimit të ushtrisë, Tahiri ka thënë që Lista Serbe nuk ka ndonjë opsion tjetër përpos votimi të ushtrisë.
“Lista Serbe nuk ka ndonjë opsion tjetër përveç votimit të ushtrisë. Duhet të bisedojmë me ta seriozisht, t’i vendosim kushtet tona në kuptimin pozitiv”, deklaroi Tahiri.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?