Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, në Kuvend tha se ligji për Trustin duhet të vijë sa më shpejt në Kuvend dhe paratë e qytetarëve të kalojnë tek ata.
Tahiri theksoi se Qeveria nuk synon ta ngris pagën minimale, por ta neglizhojë atë. Ai shtoi se asnjë person që punon në sektorin privat s’ka arritur të marrë pagesën prej 100 euro të premtuara nga Qeveria.
“Qeveria tash e 1 vit vazhdon të prodhojë kriza si në nivelin polik ashtu edhe në ekonomik dhe mbi të gjitha krijon kriza të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe t’i varfërojë ata. Me vendimet anti-kushtetuese dhe anti-ligjore të cilat Qeveria i ndërmori më herët dhe për të cilat nuk dëgjoj as debatin parlamentar e as kërkesat e opozitës”.
Tutje tha se vendimi i fundit i Apelit vërteton se kauza jonë është e saktë dhe e drejt.
“Vendimi i fundit i Apelit vërteton se kauza jonë, kërkesa jonë për të mos ngritur tarifat, kërkesat ndaj ZRrE-së që të mos veprojë me ngritje të rrymës, vërtetoi që është e saktë dhe e drejt. Një dëm jashtëzakonisht i madh, kemi ndarë 100 milionë nga buxheti i Kosovës që ka mundur të shkojnë në investime kapitale. Cili do të jetë veprimi i kthimit të parave të qytetarëve dhe cila do të jetë tarifa ligjore kushtetuese që vjen pastaj. E dyta në mirëqenien e qytetarëve, me Ligjin e Pagave, Pagën Minimale dhe Trustin. Ligji i pagave s’vjen në kuvend, nesër ka greva për kërkesën e Ligjit të Pagave. 81 mijë kërkojnë nga Qeveria që të ketë veprim, s’ka asnjë veprim, s’ka shpjegim e as dritë në fund të tunelit. Te Paga Minimale ka treguar Qeveria se nuk synon ta ngrit atë, por ta zhagit këtë proces. Asnjë person që punon në sektorin privat s’ka arritur të marrë pagesën prej 100 euro. Dhe e fundit lidhet me Trustin. Është bllokuar Trusti. Është shumë me rëndësi që sa më shpejt ky ligj të vjen në Kuvend dhe paratë e qytetarëve të kalojnë tek ata”, tha Tahiri./arbresh.info/
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...