Tahiri: LDK u dobësua pas luftës, largoi figura të rëndësishme

22:43 | 5 Qershor 2017
M. A.
Kandidati për deputet i PDK Fatmir Xhelili në debatin Tribunë Zgjedhore në një replikë me analistin Donik Sallova është shprehur se kultura politike e PDK shihet në përmasimin e kualitetit të Kosovës e vulë do të jenë 4 vitet e ardhshme. Ai ka mbrojtur Kadri Veselin duke thënë se është një lider që populli i Kosovës e mbështet shumë.
“Unë besoj se Kadri Veseli ka për të qenë më i votuari në gjithë Kosovën“ tha Xhelili.

Ndërkaq, Edita Tahirit  tha se LDK u dobësua se pas luftës i Rugova i largoi si me fshesë shumë nga figurat e rëndësishme të kësaj partie.

Por kjo u kundërshtua ashpër nga analisti Bajrush Morina i cili tha që Rugova i ka fituar zgjedhjet edhe pa Edita Tahirin.

Ndërsa, në lidhje me Fillimin e Ri Tahiri ka mbrojtur Veselin duke thënë se ky është fillim i ri për të gjithë qytetarët duke shtuar se problemet me serbët sot rrjedhin nga pakti i Ahtisarit e në atë kohë nuk ishte PDK në pushtet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme