Njohësi i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri sjell një skenar në bazë të cilit mund të formohet ose jo Qeveria e ardhshme pas rezultatit të 11 qershorit.
Politologu Tahiri e bën të qartë se nëse koalicioni PAN dështon në marrjen e votave për formimin e Qeverisë, atëherë automatikisht mandati i kthehet presidentit Thaçi.
“Nëse PAN-i nuk arrin të krijojë Qeverinë duke mos i marr votat e mjaftueshme 61 në Kuvend e kthen mandatin te Presidenti në pamundësi me gjet partner koalicioni qeverisës. Atëherë presidenti e shfrytëzon të drejtën me caktu një mandatar të ri nga partia apo koalicioni që e dëshmon se i ka votat e nevojshme në Kuvend për ta votuar Qeverinë”, ka thënë Tahiri.
Ai ka theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese lë hapësirë që mbledhjen e nënshkrimeve ta bëjë cilido subjekt politik në vend pa marrë parasysh renditjen në rezultatin e 11 qershorit.
“Kjo mund të bëhet me nënshkrime të deponuara të deputeteve duke pasur të drejtën që një deputet të jetë nënshkrues vetëm një herë. Këtu vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2014 e lë mundësinë që mbledhjen dhe paraqitjen e nënshkrimeve të Presidentit mund ta bëjë cilido subjekt politik pa marrë parasysh a është i dyti apo i treti, duke mos përjashtuar as të parin. Dëshmia për pasjen e së paku 61 votave në Kuvend nuk dëshmohet vetëm me nënshkrimet e deputetëve, por mund të paraqiten edhe mënyra e prova e dëshmi të tjera”, ka theksuar Tahiri.
Ai tregon se në duart e presidenti mbetet vendimi për mandatarin e dytë, i cili do ta formojë Qeverinë.
“Në të drejtën e Presidentit mbetet vendimi së kënd do të mandaton për herën e dytë përkatësisht si mandatar tjetër për formimin e Qeverisë. Nëse Qeveria më pastaj zgjidhet në Kuvend konsiderohet punë e kryer dhe e suksesshme mirëpo nëse Qeveria edhe këtë herë nuk zgjidhet atëherë vendi shkon në zgjedhje parlamentare të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve të dekretuara nga Presidenti”, ka shtuar ai për “Zeri.info”.
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty