Tahiri: Kushdo që fiton sonte në SHBA, Kosova fiton

00:06 | 4 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Xhafer Tahiri, qytetar nderi i shtetit të Iowa-s në SHBA, ka thënë se ky shtet do të mund ta përcaktojë fituesin e Zgjedhjeve Presidenciale.

Ai në Edicionin Special ka theksuar qoftë Donald Trump, qoftë Joe Biden po të fitojë, për Kosovën do të jetë e mirë, njofton Klan Kosova.

“Liderët politikë në Kosovë nuk do të duhet të deklaroheshin për një kandidat ose tjetrin mbi bazën e ideologjisë që i bashkon. Gara atje duhet të jetë shumë e ngushtë. Ndaj mendimin me shumë njerëz në SHBA që Administrata Trump ka qenë  e vendosur për të dhënë një zgjidhje për Kosovën – debllokimin e saj”, ka thënë Tahiri, i cili është Kryetar i Komunës së Vushtrrisë.

“Kam takuar Biden personalisht dhe ia kam dorëzuar deklaratën e pavarësisë. Lidhja e tij historike dhe emocionale i bën mirë Kosovës, por cilido kandidat që fiton, Kosova fiton”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme