Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ia ka përmendur Qeverisë Kurti disa çështje që sipas tij janë dështimet më të mëdha në mandatin e tyre të qeverisjes.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se kjo qeveri flet për qeverisje të mirë ndërsa Kosova është vendi me pagat më të ulëta e çmimet më të larta.
“Për çfarë qeverisje të mirë po flasim? 1. Vendi me pagat më të ulëta e me çmimet më të larta të energjisë elektrike; 2. Vendi me pensione të nivelit të asistencës sociale; 3. Vendi me pagën minimale më të ulët (170) euro në rajon, e që nuk ka fuqi punëmarrëse në treg; 4. Vendi ku investimet kapitale prej buxhetit të shtetit me rreth 60% janë orientuar në 4 komuna të partisë në pushtet, të cilat mbulojnë vetëm 15% të territorit dhe 12% të popullsisë”, ka shkruar Tahiri.
“5. Vendi i vetëm në rajon ku qytetarët ende nuk kanë sigurim shëndetësor; 6. Ku niveli i arritshmërisë sipas PISA është më i ulëti në rajon; 7. Ku nuk është realizuar asnjë projekt dhe investim i huaj strategjik; 8. Ku lidershipi shpenzon tri vite vendnumëro në rrafshin ndërkombëtar dhe në dialog, e kauzë politike e ka pasur platformën ‘Jo-Negociata’; 9. Ku sanksionet dhe heqja e vizave janë ende kryefjala në qeveri; 10. Ku nuk ka asnjë ligj vital, i cili nuk synon rrëzimin e ndarjes së pushteteve, politizimin, dhe shkeljen e të drejtave fundamentale, e për rrjedhojë bien të gjitha në vlerësimin kushtetues”, shkroi tutje Tahiri./Arbresh.info
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...