Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur para Kuvendit lidhur me marrëveshjen e Asociacionit, për të cilën pyeti kryeministrin Kurti se “a po e marrim a po e lajmë”.
Tahiri pyeti Kurtin se çka përfiton Kosova nga marrëveshja për këtë Asociacion.
“A është plani franko-gjerman prodhim i dy viteve negociata. Cila është perspektiva jonë, benefitet tona nga marrëveshja, për Serbinë po e dimë që do i hapet rruga Evropiane. Cili është pozicioni jonë a po e marrim apo e lajmë”, pohoi Tahiri.
Ai tha se kryeministri Kurti nuk është në një pozitë të favorshme për të nënshkruar marrëveshje finale.
“Në rrethanat që jemi tash nuk jemi në favor të nënshkrimit të një marrëveshje. Arritja e një marrvëveshje finale me Serbinë do na mundësonte anëtarësimin në OKB. Pra, është më rëndësi të na thotë se anëtarësimi në OKB”, tha ai./arbresh.info
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë