Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka shpërndarë një video të kryeministrit Albin Kurti i cili në vitin 2019 pati deklaruar se si kryeministër nuk do t’i ketë më shumë se pesë këshilltarë.
Tahiri ka thënë se kryeministri Kurti ia ka kaluar secili ish-kryeministër për nga numri i këshilltarëve.
”Albin Kurti që thoshte se, ai kryeministër që i ka më shumë se 5 këshilltarë është i paaftë, paska vendosur t’i ketë 34 këshilltarë. Prej tyre 15 të brendshëm, 10 të jashtëm dhe 9 për komunitete, plus 15 nënpunës, që në total i bie afër 50 persona në kabinetin e tij”, ka thënë Tahiri, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Kurti, prej 5ve në 50të!
Albin Kurti që thoshte se, ai kryeministër që i ka më shumë se 5 këshilltarë është i paaftë, paska vendosur t’i ketë 34 këshilltarë. Prej tyre 15 të brendshëm, 10 të jashtëm dhe 9 për komunitete, plus 15 nënpunës, që në total i bie afër 50 persona në kabinetin e tij.
I paska shtuar, jo veç këshilltarë për veti, por edhe në ministri. Natyrisht, krejt këta janë VV. Kështu është kur krejt partia bartet në Qeveri.
Shiheni videon e datës 15 shtator 2019 ku flet për këtë temë dhe lexone Rregulloren nr.14/2023 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së
Kryeministrit dhe Ministrive që dje, me datën 22.08.2023 ka hyrë në fuqi.
Uzuni “i mërzitur” që nuk e goditi penalltinë, k...
Nesër pritet të fillojnë punimet në rrugën “Rexhep Luc...
Netanyahu: Ofrojmë pesë milionë dollarë për çdo peng të liru...
Shqipëri-BE miratojnë Partneritetin e Sigurisë: Mbrojtje nda...
Si ndryshon trupi nëse konsumoni xhenxhefil për 30 ditë
Nga formacioni deri tek interesimi i Juventusit/ Ardian Isma...