Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se Albin Kurti është një politikan i përjashtuar nga rrjedha e historisë, duke shtuar se sot u bë e qartë që ai është i rrezikshëm për Kosovën.
Tahiri ka thënë se Kurti me veprimin e tij ka kontestuar marrëdhënien e Kosovës me NATO-në, dhe përmes kësaj ka kontestuar edhe marrëdhënien me SHBA-në.
“Albin Kurti ka qenë, është dhe do të mbetet një politikan i përjashtuar nga rrjedhat e historisë. Ky është “sindromi” i tij që e komplekson. Por sot, u pa qartë se çfarë rreziku është për shtetin dhe shoqërinë tonë, kompleksi i tij. Luajti me ndjenjat e qytetarëve, duke prezantuar pseudo interpretime rreth marrëdhënieve që janë zhvilluar në kontekste të ndryshme kohore në mes institucioneve tona dhe trupave të NATO-s”, shkruan Tahiri.
Tahiri e ka quajtur të paaftë për të qeverisur, kryeministrin Albin Kurti, duke shtuar se paaftësia e tij është edhe në hezitimin për të marrë vendim për taksën e reciprociotetin.
“Sot Albin Kurti, kontestoi hapur marrëdhënien tonë me NATO-n e përmes saj, me vetë SHBA-në. I paaftë për të qeverisur, i paaftë për të marrë vendime për taksën e reciprocitetin, i paaftë për të marrë përgjegjësitë që i takojnë, ai sot u bë telall i karantinave që presin të shpërthejnë kundër NATO-s, e që ka kohë që kanë kërkuar një adresë që iu rri për shtat”, shkruan ndër të tjera Tahiri.
Ai tha se nëse dikush do të duhej të ishte përgjegjës për shkelje të Kushtetutës, ai person është vet Kurti.
“Nëse dikush duhet të mbahet përgjegjës për shkelje të Kushtetutës, është pikërisht ky që se ka përfillur kushtetutën në asnjë hap e asnjë drejtim, e sot në emër të saj, po i bën dëmin më të madh raportit tonë me SHBA-në dhe NATO-n”, thotë Tahiri.
Shkrimi i tij i plotë:
Albin Kurti ka qenë, është dhe do të mbetet një politikan i përjashtuar nga rrjedhat e historisë. Ky është “sindromi” i tij që e komplekson. Por sot, u pa qartë se çfarë rreziku është për shtetin dhe shoqërinë tonë, kompleksi i tij. Luajti me ndjenjat e qytetarëve, duke prezantuar pseudo interpretime rreth marrëdhënieve që janë zhvilluar në kontekste të ndryshme kohore në mes institucioneve tona dhe trupave të NATO-s.
Në retorikën e tij delegjitimuese ndaj NATO-s, nuk pati guxim ta thotë hapur se është kundër orientimit tonë perëndimor, duke qenë i pavetëdijshëm apo tërësisht i vetëdijshëm e i kundërt me faktin se NATO është në radhë të parë vetë SHBA-ja.
SHBA-ja që i prinë NATO-s, është ajo në partneritet me të cilën fituam luftën, lirinë dhe pavarësinë. SHBA-ja është ajo që i prinë NATO-s, e cila, doktrinat kërcënuese ndaj demokracisë i ka vendosur në karantinë për dekada me radhë. SHBA-ja që i prinë NATO-s, ka qenë për 20 vite e është edhe sot e kësaj dite, një ndër garantuesit kryesor të sovranitetit tonë në raport me çdo palë tjetër.
Sot Albin Kurti, kontestoi hapur marrëdhënien tonë me NATO-n e përmes saj, me vetë SHBA-në.
I paaftë për të qeverisur, i paaftë për të marrë vendime për taksën e reciprocitetin, i paaftë për të marrë përgjegjësitë që i takojnë, ai sot u bë telall i karantinave që presin të shpërthejnë kundër NATO-s, e që ka kohë që kanë kërkuar një adresë që iu rri për shtat.
Njeriu që nuk e njohu as lirinë, as pavarësinë, as shtet ndërtimin. Njeriu që nuk e njohu as flamurin, as deklaratën e pavarësisë, as shpalljen e saj. Njeriu që nuk e njohu as Kushtetutën e vendit, as ligjet e saj e as marrëveshjet e lidhura në referencë të saj. Njeriu që ishte telalli më i madh i regresit me të cilin përpiqej të na portretizonte Serbia jashtë vendit, e mohuesi më i madh i progresit për të cilin na mbështetën aleatët tanë.
Ky njeri i përjashtuar nga historia, sot si kryeministër, i ka bërë favorin më të madh e i ka ringjallur shpresat e armiqve të Kosovës.
Nëse dikush duhet të mbahet përgjegjës për shkelje të Kushtetutës, është pikërisht ky që se ka përfillur kushtetutën në asnjë hap e asnjë drejtim, e sot në emër të saj, po i bën dëmin më të madh raportit tonë me SHBA-në dhe NATO-në.
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?