Google ADS

Tahiri: Kurti po e zgjeron autonominë për veriun

12:37 | 9 Shkurt 2022
V. S.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se kryeministri Albin Kurti po e trajton në mënyrë të veçantë pjesën veriore të vendit.

Tahiri kritikoi Qeverinë për mospërfshirjen e veriut në shtrenjtimin e rrymës në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohen tarifat e reja.

“Fatkeqësisht Qeveria dhe Albin Kurti është duke e trajtuar në mënyrë të veçantë veriun. Dhe unë mendoj që tash po shihet që Albin Kurti e ka një agjendë për veriun. Pra këtu kemi të bëjmë pikërisht me zgjerimin e një autonomie me angazhimin e kësaj qeverie që këta njerëz ta kenë një autonomi pikërisht në atë pjesë të vendit. Kjo është jashtëzakonisht e dëmshme dhe kjo është arsyeja pse Albin Kurti nuk guxon me marrë pjesë në seancë, sepse nuk ka arsyetim pikërisht për veriun”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme