Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pasi nuk ka kaluar as kësaj radhe Projektligji për tërheqja e Trustit Pensional në Kuvend.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe pozitën ku sipas tij LVV dy herë e ktheu mbrapsht kërkesën e popullit dhe siç thotë ai pushtetari, Albin Kurti, s’ka konsideratë për gjendjen e rënduar të popullit, njofton Klankosova.tv.
“Kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e parave nga TRUSTI, e morëm për obligim dhe e sollëm në Kuvend. Atë e ktheu mbrapsht për të dytën herë me radhë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti”, ka shkruar Tahiri.
“Në mes gjendjes së rënduar sociale të popullit dhe pushtetarit Albin Kurti, nuk ekziston më asnjë lidhje mirëkuptimi e konsiderate. Atë e shkëputën përfundimisht me votë, deputetët e Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje”, shkroi Tahiri./arbresh.info.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...