Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se për dy vite, kryeministri, Albin Kurti e ka përdorur dialogun si formë të zhvendosjes së vëmendjes publike nga problemet e brendshme.
Sipas tij, Qeveria Kurti në emër të shtrirjes së sovranitetit në komunat veriore, i ka bërë zgjedhjet në atë pjesë të vendit, subjekt ndërkombëtar, shkruan Arbresh.info.
“Për më shumë se dy vjet, Kryeministri Kurti ka përdorur dialogun si formë për zhvendosjen e vëmendjes publike nga sfidat dhe problemet e brendshme. Kjo qeveri në emër të shtrirjes së sundimit të ligjit dhe sovranitetit në komunat veriore, prodhoi efektin e kundërt nga ky synim dhe proklamim, i bëri subjekt ndërkombëtar zgjedhjet lokale si dhe vet funksionimin operativ të institucionit policor.”, shkroi Tahiri.
Tutje, ai tha se nuk mund të kesh pozicion të fortë dhe dialogues, kur nuk ka qeverisje efikase dhe zhvillimore.
Sipas tij, Serbia ka dalur përfituese nga polarizimi i opinionit ndërkombëtar duke shmangur dhe nga një agjendë madhore me interes strategjik, arriti të vendos në tavolinë temat si zgjedhjet, depërshkallëzimi, sekuencimi.
“Kjo qeveri dhe udhëheqësi i saj, për më shumë se dy vjet, përmes taktizimit arriti ta prish koncensusin perëndimor për epilogun përfundimtar dhe dinamikën e dialogut. Serbia doli përfituese dhe arriti të shmang sanksionet, dhe nga një agjendë madhore me interes strategjik, arriti të vendos në tavolinë temat si zgjedhjet, depërshkallëzimi, sekuencimi. Serbia pra përfitoi nga polarizimi i opinionit ndërkombëtar.”, tha ai.
Ndër të tjera, Tahiri tha se Qeveria e ka zëvendësuar populizmin opozitar me një populizëm qeveritar.
“Kjo qeveri përmes taktizimit në dialog, thjesht, e zëvëndësoi një populizëm opozitar me një populizëm qeveritar.”, tha ndër të tjera Tahiri.
“14 shtatori është taktika e tij e rradhës!”, përfundoi ai./Arbresh.info
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...