I mandatuari i AAK-së për zv/kryeministër të parë të qeverisë së mundshme Hoti, Besnik Tahiri, ka folur për shkaqet që çuan deri tek zhvillimet e rënies së qeverisë Kurti dhe bashkëpunimin e AAK-së me LDK-në, Nismën dhe të tjerët për mundësinë e ndërtimit të qeverisë së re.
Në intervistë për ‘RADIO 1’, Tahiri, ka vlerësuar se është vet Albin Kurti ai i cili e solli vetën dhe Kosovën në situata të rënda.
Tahiri thotë se Kurti erdhi në pushtet edhe nga dëshpërimi i shumë familjeve, meqë shteti për 20 vite nuk ka arritur ti qëndronte pranë secilit qytetarë, mirëpo drejtimi i qeverisë nga ana e Kurtit dëshmoi se edhe ky i fundit u shpërfytyrua, falë veprimeve të veta.
“Kurti që nga dita e parë e solli vetën dhe Kosovën në këto situata. Unë nuk jam person që nuk e kuptoi pezmin, hidhërimin e Lëvizjës Vetëvendosje, mirëpo nuk është dashur më e dhënë taksën 100% ashtu siç ndodhi. Gënjeu për taksën, e fali taksën. Hajde po dalim tek reciprociteti i proklamuar. Cili reciprocitet, po e marrim shtruar, Serbia ende të ka në kushtetutën e saj ty si Kosovë, ejani të ja kthejmë me reciprocitet. Cila është masa jonë për mosnjohje pra, le të flasim. Pra, po shihet se në fakt ajo që ishte si frymë për Kurtin më 6 tetor, nuk doli ashtu nga vet Kurti.”-tha Tahiri në ‘RADIO 1’.
Tahiri nuk e fajëson LDK-në për shkarimin e Kurtit.
“Qasja me SHBA-të, qasja me partnerin e tij LDK-në, çka pret ti tash me ardhë me ta shkarku dikush shembull Ardian Gjinin, nëse veç nuk ke marrëveshje të tillë me subjektin respektiv, ose e ke të kundërtën! Pra unë e kuptoi zhgënjimin e shumë familjeve kosovare sepse shteti nuk ju ka qëndruar afër për 20 vjet, mirëpo kjo nuk është ajo që kompensohet me mos-mbajtjen e fjalës nga Kurti. Nga kjo del se Kurti, i vetëdijshëm e shkarkoi vetën dhe e la Kosovën në udhëkryq përballë miqëve tonë të dëshmuar në krye me SHBA-në.”-thotë Tahiri i AAK-së.
Tahiri, i vetëdijshëm ka folur për sfidat që e presin qeverinë e re, gjithnjë nëse Kushtetuesja u jap të drejtë.
“Unë mendoj se qeveria e mundshme e ardhshme do të zgjidhë shumë gjëra. Edhe mandatari Hoti ka eksperiencë ekonomike të suksesshme, mirëpo edhe jemi real të vetëdijshëm se nuk do ta kemi lehtë. Mos të mendon askush se po bëhet ministër dhe është privilegj, jo përkundarzi duhet shumë punë. Secili njeri që bëhet ministër është diku profesor ose diçka I angazhuar, por jap o I lëmë këto dhe po nisemi të bëjmë ndryshimin e duhur për shtetin. Pra e di se kemi përgjegjësi shumë të madhe nëse e marrim mandatin. Ta ruajmë shëndetin, ta luftojmë varfërinë dhe problemet e mëdha që na presin. Situata është alarmante sa i përket ekonomisë së vendit. Mos harroni se edhe pakoja që u përfol shumë për 170 euro, nuk është duke u zbatuar, pastaj sektori privat e në veçanti ai në gastronomi, dhe ndërtim është para kolapsit. E ky nuk është vetëm një sektor i ngushtë por ka të bëjë me një zinxhir të punonjësve që mbajnë familje. Pra u tha se po merren masa për të shuar panikut e në fakt kjo qeveri e ka shtuar panikun. Shohim rastin tjetër, tek daljet nga 120 minuta dy herë. Kjo nuk po funksionin, njerëzit po dalin tërë kohës dhe krejt kjo është e skenuar nga element të qeverisë së shkarkuar.”-tha ai.
Tahiri është pyetur edhe mbi të përbashkëtat që sipas tij mundë ti kenë me partnerin e ardhshëm LDK-në.
“Ne kemi një histori bashkëpunimi me LDK-në që nga koha e presidentit Rugova me liderin Haradinaj. E dyta kemi histori të bashkëqeverisjes në shumë komuna dhe çështë më e rëndësishmja, ne kemi një lider që quhet Ramush Haradinaj i cili ka disa parime shumë të qëndrueshme, është shqiptarë i madh, është njeri i cili kur dakordohesh me të, nuk ke nevojë të shikosh prapa, nuk ke nevojë ta ruash shpinën. Pra e ke mbështetjen e plotë dhe korrekte. E në këtë rast ky koalicion është edhe koalicion i drejtë programor për shkak se dy partitë janë të djathta. Pra mendoj se ky koalicion është koalicion shumë premtues, as nuk po e quajë i shpresës as diçka ndryshe. Nëse vijmë nap ret punë dhe do të dëshmohemi.”-tha Tahiri.
Ndryshe Besnik Tahiri mbetet ndër të vetmit në skenën politike i cili në asnjë situatë nuk është deklaruar hipotetikisht mbi atë se, jo çfarë duhet të vendos Gjykata Kushtetuese në raport me Qeverinë, por edhe duke u munduar ta përmend as si akronim, deri në vendimin e saj.
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...
Maliqi shprehet i zhgënjyer që “Dardanët” e rinj...
Republikanët në Senat gati të fillojnë punën me udhëheqjen e...
Albin Kurti publikon video duke kënduar “Mora fjalë” me Shku...