Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, vlerëson se kryeministri, Albin Kurti, e ka prishë ditën solemne të shënimit të Pavarësisë me fjalimin e tij në seancën solemne të Kuvendit.
Tahiri në një konferencë për media tha se Kurti s’i përmendi Thaçin, Krasniqin e Sejdiun të cilët ishin akterët kryesorë në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, njofton Klankosova.tv.
“Në ditën solemne kur kemi ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës u prish nga fjalimi i kryeministrit Kurti. Është e papranueshme të mos përmenden akterët kryesorë, nuk mund të zhbëhet ajo që ish-kryeministri Hashim Thaçi ka thirrë seancën e jashtëzakonshme për shpalljen e pavarësisë nuk mund të zhbëhet roli i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi e as e ish-presidentit Fatmir Sejdiu”.
“Dua të shpreh keqardhje për sjelljen e kryeministrit Kurti në seancën solemne, Albin Kurti do të duhej të kishte rol unifikues presidentja e vendit po ashtu”, tha Tahiri.
Ai tha tutje se në seancë s’ishin as veteranët e luftës e as familjet e dëshmorëve.
”Ta prishësh ditën solemne të Pavarësisë së Kosovës është e papranueshme që sot s’i kishim familjet e dëshmorëve e as veteranët e luftës”, tha ai.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...