Google ADS

Tahiri: Kosovës s’i nevojitet dënimi me vdekje

21:26 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Sonte, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, po flitet për shtimin e numrit të vrasjeve në Kosove – për vrasjet e vajzave dhe grave, dhe për krimet monstruoze brenda familjes.
Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se dënimi me vdekje nuk mund të aplikohet assesi si ndëshkim për kryerësit e vrasjeve.

“Dënimi me vdekje është i ndaluar me Kushtetutën e Kosovës”, ka kujtuar Tahiri në T7.

Ai ka thënë se Kosovës s’i nevojitet dënimi me vdekje.

Sipas Tahirit, nuk duhet të konsiderohet, as të shtrohet për debat në shoqërinë tonë aplikimi i dënimit me vdekje.

Tahiri ka thënë se dënimi me vdekje do të binte ndesh me rregullat e Bashkimit Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme