Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka deklaruar se Kosova nuk dorëhiqet për fitimin e njohjes nga Serbia, vetëm se Kurti e Osmani dështojnë.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë se kryeministri Kurti është ai që ka hequr dorë.
“Kosova nuk ka heq dorë nga njohja, por në këtë periudhë ka heq dorë Albin Kurti, fatkeqësisht, mirëpo jo Kosova. Z.Kurti e drejton vendin në këtë periudhë, nesër do të jetë dikush tjetër kryeministër, do të jetë dikush tjetër president i vendit dhe normalisht që ne nuk heqim dorë nga ambiciet tona si shoqëri, pavarësisht dështimeve momentale që mund të kenë liderët, si në këtë rast kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani”, u shpreh ai.
Tutje, Tahiri tha se largimi i njohjes në qendër dhe siç u shpreh ai, “sjellja e vetmenaxhimit të serbëve, është dëm i madh për vendin”.
“Mendoj që ky është një dëm i madh në këtë proces, largimi i njohjes në qendër dhe sjellja e vetmenaxhimit të serbëve, e cila do të përkthehet në një autonomi në të ardhmen në qendër, është një dëm i madh për vendin tonë”, u shpreh Tahiri./Arbresh.info
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...
Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap ...
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...