Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova ka lindur dhe jeton me NATO-n.
Tahiri gjatë një fjalimi të tij të mbajtur sot në Seminarin e 102-të të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i
Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme.
“Sot, jemi këtu për të përcjellë një mesazh, që përkundër faktit që jemi në opozitë dhe kemi mospajtime me Qeverinë, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në NATO, për partneritetin për paqe dhe agjendën ndërkombëtare, ne jemi bashkë. Ka shumë gjëra që na ndajnë, por kur bëhet fjalë për këto çështje, ne jemi të bashkuar.
Desha t’i them disa fjalë, që t’ua përcjellë juve, sepse për ne nuk kemi parë një nderë më të madh sesa prania juaj sot këtu”, u shpreh Tahiri.
“Ne kemi lindur me NATO-në, ne sot jetojmë me NATO-në dhe duam të jemi pjesë e NATO-së. Kjo është porosia ime për ju. Ushtria jonë që nga dita e parë ka bashkëpunuar me trupat e juaj, pavarësisht nëse e pranoni ose jo Kosovën. Para dy viteve, askush nuk do të besonte se kjo çfarë po ndodhë në Ukrainë do të ndodhte. Kufiri ynë me Serbinë dhe agresioni të cilin ata e kanë në Kushtetutën e tyre kundër vendit tonë është mjaftë serioze”, ka shkruar ai në Facebook. /arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...